12/05/2008
Një laborator forensik i sponsorizuar nga SHBA u hap në Prishtinë. Gjithashtu në lajmet: bregdeti malazes ndeshet me ndotje serioze dhe tregu haj-tek i Rumanisë pritet të arrijë 7 miliard euro këtë vit.
![]() Laboratori do të analizojë analiza kimike të ilaçeve dhe do të shqyrtojë DNA. [Getty Images] |
Një laborator forensik haj-tek u hap të mërkurën (7 maj) në Prishtinë. Qeveria e SHBA financoi paisjen dhe trainimin e personelit, me vlerë 6.5 milion euro. Laboratori, më moderni në rajon, do të kryejë analiza kimike të ilaçeve, ekzaminime balistike, gjurmët e gishtrinjve, analiza dokumentesh, DNA dhe analiza gjaku.
***
Ndotja detare shkaktuar nga derdhja e ujit të ballastit nga anijet e huaja, mungesa e studimit, mospërputhja me kufizimet detare territoriale dhe urbanizimi i tepruar janë problemet më të mëdha që ndesh bregdeti malazes, paralajmëruan ekspertët. Sipas gazetës Vijesti, këto probleme mund të dënojnë me vdekje specie kafshësh dhe varietete bimësh në rajon.
***
Tregu haj-tek në Rumani pritet të arrijë 7 miliard euro këtë vit, mbi 2 miliard euro nga viti 2007, njoftoi të mërkurën (7 maj) ministri i komunikacionit dhe teknologjive të informacionit, Karoli Borbeli, në hapjen e ekspozitës më të madhe IT&C në vend. Ajo po bëhet në qendrën e ekspozitave Romexpo në Bukuresht.
***
Sateliti turk i komunikacioneve, Turskat 3A do të dalë në orbitë në 24 maj. Më tepër se 20 inxhinierë turq përfunduan së fundmi provat. Sateliti i ri do t'i shërbejë transmetimit të TV dhe sistemeve të komunikacionit në rajon. Gama e tij e veprimtarive do të mbulojë të gjithë Evropën dhe shumicën e Azisë.
***
Komiteti i Dhomës Rumune të Deputetëve për Industrinë dhe Shërbimet dhe Komiteti Kombëtar Rumun i Këshillit Botëror për Energjinë nisën të enjten (8 maj) një projekt pilot të quajtur "Pallati i Parlamentit, ndërtesë me zero-energji", që synon ta bëjë ndërtesën masive të gjelbër dhe të vetëmjaftueshme në energji. Inxhinierët e projektit do të instalojnë qeliza panelesh diellore që gjenerojnë energji, pompa ngrohëse, rele kohore dhe paisje të energjisë së efektshme.
***
Një qendër e re transplanti u hap në 6 maj në Institutin për Kirurgjinë Abdominale në Qendrën Klinike të Vojvodinës, në Serbi. Qendra do të trajtojë 15 pacientë njëherësh dhe do të specializohet në transplantet e veshkave.
***
Prokurori i shtetit i Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) po heton një grup hakerash të rinj për dyshimin e ndërhyrjeve në uebsajte dhe shantazhe, raportoi në 6 maj Nezavisne Novine. Hakerat pretendohet se bllokuan disa uebsajte në BiH dhe Kroaci dhe kërkuan para nga pronarët e tyre. Policia konfirmoi se e kishte përcjellë rastin tek prokurori i shtetit i cili shpejt do të ngrejë akuzat.
(Burime të ndryshme – 05/05/08 - 12/05/08)