SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/newsbriefs/2008/05/07/nb-08

Ish kryeministri serb boshnjak refuzon të ndjekë fillimin e gjyqit për krime lufte

07/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Gjyqi i krimeve të luftës kundër ish kryeministrit serb boshnjak Gojko Kliçkoviç u shty deri të enjten (8 maj) pasi i pandehuri refuzoi të linte qelinë e tij dhe të ndiqte nisjen e gjyqit të martën, duke nënkuptuar se përfundimi i tij ishte i para-vendosur. "Prania ime nuk është e nevojshme për këtë formalitet," tha Kliçkoviç në një deklarim për gjykatën. Gjykatësi Zoran Bozhiç vendosi të provojë përsëri të enjten për aq sa avokatët e Kliçkoviç janë në gjykatë. Ai është anëtari me rang më të lartë i administratës së ish presidentit të Republika Srpska Radovan Karaxhiç, që del në gjyq. Banja Luka e akuzon atë për shpërdorim të detyrës dhe përvetësim të fondeve nga buxheti i njësisë nga 1997 në 1998 për të ndihmuar të arratisurit për krime lufte. Ai është akuzuar gjithashtu në lidhje me bashkëfajësinë për vrasjet dhe deportimet e civilëve në rajonin veriperëndimor të Krajinës nga 1990 në 1992. (Dnevni Avaz - 07/05/08; AP, RTRS, Fena, PBS - 06/05/08)