SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/newsbriefs/2008/05/07/nb-07

Kroacia mbyll raundin e parë të bisedimeve të para-pranimit të NATO-s

07/05/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Kroacia mbyll të mërkurën (7 maj) raundin e parë të bisedimeve të saj të pranimit të NATO-s, pak më tepër se dy javë pas nisjes së tyre. Raundi i dytë dhe përfundimtar do të përqëndrohet në çështjet financiare, të mbrojtjes dhe ligjore dhe ka gjithashtu për qëllim të përcaktojë sasinë që Kroacia do të kontribuojë në buxhetin e përbashkët të NATO-s. Kontributi i çdo anëtari bazohet në fuqinë e tij ekonomike dhe përgjithësisht shkon në 0.5% të buxhetit të tyre ushtarak. Aleanca pastaj do të përgatisë një protolkoll për pranimin që do të nënshkruhet në korrik. Kështu, Kroacia pritet të marrë pjesë në samitin tjetër të NATO-s në pranverën e vitit 2009 si një anëtare e plotë. (HRT, Makfax, Vjesnik, HINA - 07/05/08)