SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/newsbriefs/2008/05/07/nb-02

Kroacia kërkon të drejta të barabarta për kroatët në BiH

07/05/2008

ZAGREB, Kroaci -- Ministri i jashtëm Gordan Jandrokoviç thotë se Kroacia do që kroatët boshnjakë të kenë të njëjtat të drejta kushtetuese si dy kombësitë e tjera në Bosnje dhe Herzegovinë. Ai i tha gazetës Nezavisne Novine me bazë në Banja Luka të martën (6 maj) se të drejtat e të gjithë njerëzve që jetojnë në BiH duhet të garantohen nëpërmjet amendamenteve kushtetuese miratuar si nga serbët boshnjakë dhe nga muslimanët boshnjakë. Ai shtoi se Kroacia harxhoi rreth 3.5 milion euro në 2007 dhe ka në plan të investojë më tepër se 4 milion euro këtë vit për të ndihmuar kroatët boshnjakë të kthehen në shtëpitë ku banonin përpara konfliktit të 1992-1995.

Deklarata e Jandrokoviç ishte në përgjigje të thirrjeve nga krerët kroatë boshnjakë për ndryshime në kushtetutën boshnjake. Ata thonë se formulimi aktual ka skajuar grupin e tyre etnik i cili llogaritet në rreth 15% të popullsisë së BiH. (Nezavisne Novine, DPA, Javno.com - 06/05/08)