SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/newsbriefs/2008/05/06/nb-09

Kreu i Lëvizjes Socialiste shqiptare për Integrimin kërkon peticion për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese

06/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimin (LSI) Ilir Meta akuzoi ligjbërësit të hënën (5 maj) se kanë humbur lirinë e tyre pasi ai dështoi të mbledhë 28 firma në parlament, të nevojshme për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese të vendit një kërkesë për një referendum kombëtar mbi ndryshimet kushtetuese. Meta ka në plan tani të përdorë një tjetër artikull të kushtetutës që do ta lejojë atë të nisë një procedurë referendumi në qoftë se ai merr 50,000 firma shtetasish. Lëvizja për peticionin do të nisë të shtunën kur do të mbahet gjithashtu një protestë në sheshin kryesor të Tiranës. (Panorama, Gazetastart, Balkanweb - 05/05/08)