06/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Pas marrjes së ftesave për t'u bashkuar me NATO muajin e shkuar, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë së bashku për të rënë dakord mbi masat që do t'i ndihmojnë ato të përparojnë në anëtarësimin e plotë. Në një vizitë në Tiranë të hënën (5 maj), kryetari i parlamentit kroat Luka Bebiç i propozoi homologes së tij shqiptare Jozefina Topalli që ata t'i dërgojnë një letër të përbashkët parlamenteve të 26 vendeve anëtare të NATO-s lidhur me aspiratat e pranimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. "Kjo do të na ndihmojë ne të lëvizim më shpejt drejt ratifikimit të marrëveshjes dhe marrjes së anëtarësimit të plotë," tha Topalli. Bebiç tha se ata mund të përmirësojnë marrëdhëniet midis të dy vendeve dhe "të shpejtojnë ratifikimin e marrëveshjes". (BallkanWeb, TopChannel - 05/05/08)