SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/newsbriefs/2008/05/04/nb-03

Ushtria turke shprehet se 150 militantë të PKK-së u vranë nga sulmi ajror në veriun e Irakut

04/05/2008

ANKARA, Turqi -- Ushtria lajmëroi të shtunën (3 maj) se më shumë se 150 militantë kurd u vranë gjatë një sulmi ajror në veriun e Irakut. Shtabi i Përgjithshëm lajmëroi që operacioni, i cili u zhvillua të enjten afër me malin Qandil, kishte për objektiv bazat e Partisë së Punëtoreve të Kurdistanit (PKK). Por zëdhënësi i PKK-së Ahmed Danes u shpreh të shtunën se vetëm gjashtë njerëz janë vrarë në këtë operacion dhe të gjithë ata ishin nga një fraksion i ndryshëm kurd. (AP, RIA Novosti, BBC - 03/05/08)