SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/newsbriefs/2008/04/24/nb-05

Avionët turq godasin pozicionet e PKK në Irakun e veriut

24/04/2008

ANKARA, Turqi -- Avionët luftarakë nisën sulme të reja ajrore kundër kampeve të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut të mërkurën (23 prill). Shtabi i përgjithshëm konfirmoi në uebsajtin e vet se sulmet synuan një kamp të madh të PKK në Hakurk, ku bashkohen kufijtë e Irakut, Turqisë dhe Iranit. Ai shtoi se avionët luftarakë kishin "neutralizuar" grupin e armatosur por nuk jepte informacion mbi të vrarët e të plagosurit. Bombarduesit turq të fundit goditën objektivat në Irakun e veriut një javë më parë.

Agjensia e lajmeve Anadolu ndërkohë po raporton se policia arrestoi një vetëvrasës me bombë të dyshuar në qytetin Tarsus. Policia thotë se ajo kishte eksplozivë dhe një shpërthyes. Objektivi i saj i dyshuar ishte një postë lokale policie. (Hurriyet - 24/04/08; NTV, AP, RIA Novosti - 23/04/08)