SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2008/05/02/feature-02

Serbia përgatitet për parkun industrial

02/05/2008

Ndërtimi i parkut më të madh industrial IT në Ballkan pritet të mbarojë deri nga mesi i 2009. Parku mund të rritet deri në 25,000 punonjës.

Nga Davor Konjikushiç për Southeast European Times nga Beogradi - 02/05/08

photo

"Beograd kënaq nevojat e klientëve tanë për shkak të perspektivave të tij të ardhëshme dhe sjelljes së mirë që kanë njerëzit atje," tha kryetari i Grupit të Ambasadave, Jitu Virvani. [AFP]

Ndërtimi i parkut më të madh industrial të Ballkanit do të nisë në pesë muajt e tjerë, pasi Grupi i Ambasadës të Indisë të marrë të gjitha lejet e nevojshme të ndërtimit për Indjija, një qytet i vogël pranë Beogradit.

Grupi i Ambasadave është një nga kompanitë ndërtimore më të njohura të Indisë, specializuar në prona cilësore dhe modele të veçanta. Ai përqëndrohet në ndërtimin që nga fillimi në vende pa veprimtari të mëparshme. Kjo marrëveshje ka për qëllim të kapitalizojë prirjen në rritje të kompanive globale të IT për shërbimet teknologjike "pranë burimit" në afër klientëve perëndimorë se sa kontraktimi me ta në Indinë gjithnjë e më të shtrenjtë.

"Shumë njerëz po na pyesin ne se pse kjo kompani indiane erdhi në Beograd... Ne vizituam shumë vende në Evropën Lindore dhe gjetëm një partner i cili mund t'i shërbejë tregut evropian lindor. Ne përfunduam se Beogradi kënaq nevojat e klientëve tanë për shkak të perspektivave të tij të ardhëshme dhe sjelljes së mirë të njerëzve atje," tha kryatri i Grupit të Ambasadave, Jitu Virvani.

Virvani tha se projekti po tërheq tashmë interes nga disa prej klientëve të tyre më të mëdhej të tillë si IBM dhe Hewlett-Packard. Midis kompanive të ndërtimit, sipas Virvanit, Grupi i Ambasadave është një nga kyesuesit në numrin e qiramarrësve të hapësirave në parqet e tij të IT anembanë botës.

"Shumë nga qiramarrësit tanë do të vijnë në parkun IT dhe ne jemi në një nxitim...Ne do të bëjmë çmos ta bëjmë Beogradin një destinacion tërheqës IT," thotë Virvani.

Në fazën e parë, parku i IT do të ketë 25,000 metra katrore hapësirë dhe do të punësojë rreth 2,500 punonjës. "Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne, sepse studentët serbë që mbarojnë degët elektro-teknologjike dhe shkencat teknike lënë vendin...për të punuar në kompanitë e mëdha ndërkombëtare të softuerëve. Është detyra jonë t'i bindim [ata]...të rrinë dhe të punojnë në Serbi," tha Mllagjan Dinkiç, ministër i ekonomisë dhe zhvillimit rajonal.

Qeveria do të japë shpejt miratimet e nevojshme dhe për të ndërtuar parkun kompanisë indiane do t'i duhen rreth nëntë muaj.

Qyteti i Indjija dhe kryebashkiaku i saj i ri Goran Jesiç, po përgatiten për parkun IT. Qyteti po ofron bursa që do të përgatisin studentë për të punuar atje. Gjithashtu ka mendime për ndërtimin e një kampusi universiteti teknik pranë.

"Tani ne kemi nja dy fonde të famshme botërore investimesh që janë të interesuar të ndërtojnë zona banimi dhe sisteme ujore," thotë Jesiç.

Në qoftë se ky park del me sukses, në pesë vitet e ardhëshme ai mund të rritet në 250,000 metra katrore dhe në më shumë se 25,000 punonjës. Eksportet e tij vjetore mund t'i kapërcejnë 1.28 miliard euro.