SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2008/04/29/feature-01

Kapet në Kosovë një sasi armësh

29/04/2008

Autoritetet e Kosovës njoftuan të hënën kapjen e një sasije armësh e municionesh pranë kufirit të vendit të tyre me Maqedoninë, ku ata arrestuan gjithashtu katër të dyshuar për kontrabandë armësh.

(AP, DPA, Balkan Insight, B92 - 28/04/08; Balkan Insight - 21/04/08; B92 - 20/04/08; Javno - 19/04/08)

photo

Armët me sa duket qenë synuar për ekstremistët në Maqedoninë fqinjë, tha policia. [Getty Images]

Shërbimi Policor i Kosovës (KPS) tha të hënën (28 prill) se arrestoi katër vetë pas ndalimit të një makine që mbante armë pranë kufirit Kosovë-Maqedoni.

"Ne dyshojmë se armët dhe municionet qenë menduar për tregun maqedonas," i tha DPA zëdhënësi i KPS Veton Elshani.

Arsenali i kapur në një fshat pranë Gjilanit të dielën natën, thuhet se përfshinte granada-hedhës, predha mortajash, mitrolozë kundrajrorë dhe municione të kalibrave të ndryshëm. Policia ja dorëzoi municionet e kapura forcës së drejtuar nga NATO që operon në këtë pjesë të Kosovës.

Policia beson se marrësit e synuar qenë shqiptarë etnikë ekstremistë në Maqedoni. Vendi duroi një konflikt etnik shtatë-mujor në 2001.

Kapja e armëve erdhi rreth një javë pasi media e Kosovës raportoi fotografitë e të armatosurve të maskuar që qarkullojnë në fshatrat Debelde dhe Mjak pranë kufirit me Maqedoninë. Historitë që citonin fshatarë shqiptarë të Kosovës të fshatrave pranë të zotoheshin për "të marrë armët për të mbrojtur fermat e tyre" po të qe nevoja, shkaktuan një hetim nga KPS.

"Po qe se i ndeshim, ne do t'i arrestojmë ata," tha Elshani javën e shkuar. "Ata sigurisht nuk kanë leje për të mbajtur këto armë."

KFOR gjithashtu u zotua të veprojë kundër të armatosurve në zonën kufitare.

"Ne po patrullojmë këtë zonë," citoi B92 me bazë në Beograd të thoshte një zëdhënës i forcës së drejtuar nga NATO. Ai shtoi se "sapo të biem në këtë grup, ne do të reagojmë në bashkëpunim me UNMIK dhe KPS."

Fshatrat ku thuhet se janë dëshmuar të armatosur janë në një zonë dhënë Maqedonisë sipas një marrëveshjeje kufitare në shkurt 2001 midis Shkupit dhe Beogradit. Marrëveshja erdhi pas 20 muajsh të fundit të konflktit të armatosur 1998-1999 të Kosovës me Serbinë.

Shqiptarët kosovarë të zemëruar në rajonin në kufi me Maqedoninë pretendojnë se marrëveshja e vitit 2001 i dha "2,500 hektarë tokë të Kosovës" fqinjit të saj jugor.

Krerët e Kosovës kundërshtuan gjithashtu ligjishmërinë e marrëveshjes duke argumentuar se Serbia atë kohë nuk kishte të drejtë të transferonte ndonjë pjesë toke në Maqedoni.

Në 17 shkurt, Asambleja e Kosovës miratoi një deklaratë të shpalljes së pavarësisë, të cilën e njohën më tepër se 30 vende, duke përfshirë shumicën e 27 vendeve anëtare të BE.

Grupet e punës të ngritur kohët e fundit nga Prishtina dhe Shkupi po kërkojnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen kufitare.

Një komision i përbashkët Kosovë-Maqedoni ra dakord më parë këtë muaj të ketë negociatorë për të shënuar 125 km kufi në përputhje me planet e ish të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisaari. Marrëveshja e tyre kërkonte kompletimin e procesit brenda 12 muajve të ardhshëm.

Shqiptarët etnikë maqedonas që shkojnë në më shumë se çereku i popullsisë së vendit, po shtyjnë për njohjen e menjëhershme të Pavarësisë së Kosovës. Një raport i AP vuri në dukje megjithatë të hënën se krerët maqedonas e lidhin çdo vendim të tillë me mosmarrëveshjen kufitare në vazhdim midis vendeve.