SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/blogreview/2008/03/21/blog-03

Komsiç thotë se vjedhja nga politikanët duhet të marrë fund

21/03/2008

A mund të frenohet korrupsioni publik në BiH?

Nga Zheljana Grubishiç për Southeast European Times -- 21/03/08

photo

Anëtari i presidencës së BiH Zheljko Komsiç. ëGetty Imagesç

Anëtari i presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Zheljko Komsiç blogon rregullisht rreth çështjeve që prekin vendin. Në një postim të fundit, ai merret me çështjen e korrupsionit, diçka që ai thotë se "me të vërtetë e dëmton BiH".

"Dje unë nënshkrova një deklaratë mbi shfuqizimin e pasurisë së vjedhur sepse unë nuk dua të turpërohem nga opinioni i përhapur gjerësisht se të gjithë politikanët e BiH janë hajdutë. Ne nuk jemi të gjithë njëlloj dhe unë nuk dua të jem pjesë e stereotipit," shkruan Komsiç.

Ai bën thirrje për një fund ndaj hipokrizisë rreth korrupsionit. "Është përgjithësisht e ditur se, për pjesën më të madhe, 'paratë e pista' të politikanëve vijnë nga privatizimet mashtruese, tenderat dhe punët e fiksuara, ashtu si dhe krimi i organizuar. Unë mendoj se zyrat tona të prokurorëve kanë treguar paaftësinë e tyre për t'ju drejtuar çështjes," shkruan ai.

Komsiç përmend gjithashtu legjislacionin e propozuar nga partia e tij, Social Demokratët. Projekt-ligji në fjalë, do të hapte rrugën për marrjen e pasurisë që është fituar nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Edhe pse partia e tij është mbështetëse, Komsiç thotë se ai do ta përkrahte masën pavarësisht se kush e propozoi atë. "Jo për shkak të partisë, po për shkak të nevojës për një projekt-ligj të tillë," shkruan ai.

Postimi në blogun e Komsiç ka tërhequr qindra komente, disa në favor të tij, të tjerë, më skeptikë. Camus, për shembull, vlerëson Komsiç për vënien e "një shembulli pozitiv" për publikun. Në një drejtim të ngjashëm, Xlady11 shkruan: "Z. president ...nga çdo vendim që ju merrni ju e bëni të qartë se jeni për BiH dhe BiH në Evropë."

Por mirnesa, më me maturi, shqetësohet se nisma do të mbetet një "shkresë e vdekur". Një tjetër komentues, Bobowac, gjen se është shumë e volitëshme që Komsiç ngre subjektin "tamam përpara zgjedhjeve [lokale]".

Për zekeriyyah, tema është lajm i vjetër. "Ka tre vjet që ju po flisni rreth shfuqizimit të pasurisë së fituar ilegalisht! Ndryshojeni avazin," ankohet ai.

"Unë e duatrokas idenë," shkruan krug114, "por gjithashtu e konsideroj atë thellësisht UTOPIKE. Unë mendoj gjithashtu se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për atë utopi. Prandaj kërkoj një përgjigje për dy pyetje: 1) Çfar doni të arrini ju me këtë masë? dhe 2) Mendoni se kjo nismë do të sjellë ndonjë rezultat dhe cili është ai?"